75 Mall Live Search
17:22 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / OSH

Pritet numërimi i votave nga diaspora për komunën e Dragashit

Për pak minuta pritet të fillojë numërimi i votave nga diaspora për komunën e Dragashit, shkruan IndeksOnline.

Ky rezultat përcakton fituesin e komunës së Dragashit.

Nga KQZ-ja dje kanë bërë të ditur se deri të hënën, në orën 14:00, KQZ ka pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime.

““Gjatë periudhës së votimit përmes postës KQZ ka pranuar 381 pako të supozuara me fletvotime. Pas vlerësimit dhe verifikimit brenda këtyre pakove janë konstatuar 696 zarfe të individualizuara me fletëvotime ku prej tyre janë aprovuar 647 ndërsa janë refuzuar 49 për shkak të mos plotësimit të kritereve”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i pati anuluar të gjitha votat e ardhura më postë të zgjedhjeve të 14 nëntorit nën dyshimin se janë shkruar nga e njejta dorë.

Partia Demokratike e Kosovës prin me 17 vota nga raundi i balotazhit në Komunën e Dragashit./IndeksOnline/