Konfirmohet dueti “bombë”, Capital T bashkon forcat me Mc Kreshën!

Reperi i njohur Capital T, ka gati publikimin e albumit.
Ai ka bërë të ditur se albumi “Heart broken kids” do të publikohet me 21 dhjetor, shkruan Indeksonline.
Capo sonte vendosi të na ëmbëlsoj natën duke zbuluar një bashkëpunim gjigant.
“Dy gorilla” pjesë e albumit tim të ardhshëm #HEARTBROKENKIDS 💔 21.12.21”, shkroi reperi në mbishkrimin e imazhit, duke konfirmuar duetin me Mc Kreshën.
Kjo këngë pritet të shndërrohet në një hit nga dyshja, duke qenë se të dy janë mjaftë të pëlqyer nga publiku./Indeksonline/