75 Mall Live Search
22:59 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / OSH

Manchester City e “shkatërron” Leeds Unitedin

Manchester City e ka mposhtur me rezultat të thellë 7-0 Leeds United, në kuadër të javës së 17-të në Premier League.

Serinë e golave e nisi Phil Foden, në minutën e tetë, teksa Jack Grealish e dyfishoi në minutën e 13-të, ndërsa Kevin de Bruyne e trefishoi epërsinë, në minutën e 32-të, me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Riyad Mahrez e shënoi golin e kartë, në minutën e 49-të, De Bruyne më pas e shënoi golin e pestë, në minutën e 62-të.

Teksa, dy golat e fundit i shënuan dy mbrojtësit, John Stones, në minutën e 74-të, dhe Nathan Ake, në minutën e 78-të.

Manchester City pas kësaj fitore mbetet në vendin e parë me 41 pikë, pas 17 ndeshjeve