75 Mall Live Search
09:58 / E Mërkurë, 15 Dhjetor 2021 / OSH

Policia e konfirmon aksionin në Kamenicë

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, për IndeksOnline ka konfirmuar se Policia e Kosovës po zhvillon një aksion në zonën e Kamenicës.

“Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës.

Informacione më të plota do të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, tha ai.

IndeksOnline raportoi më parë për këtë ngjarje.

Sipas burimeve të IndeksOnline ky aksion ka të bëj me kazinotë në Karaqevë, të cilat po rrënohen./IndeksOnline/