75 Mall Live Search
11:20 / E Mërkurë, 15 Dhjetor 2021 / kutia

Pendarovski thotë se Ballkani i Hapur me vetëm tri shtete nuk ka sukses

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se Ballkani i Hapur nuk mund të ketë sukses me vetëm tri shtete të përfshira në të.

Ai këtë e ka thënë në konferencën për median me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Që kur është nisur si iniciativë, unë kam patur rezervat e mija. Në vend se të jenë gjashtë shtete, janë vetëm tri. Derisa kjo iniciativë nuk i përfshin të gjitha shtetet nuk do të suksese. Qëndrimi im është se mund të jetë vetëm një nga mjetet për përmirësim tregtar e ekonomik, por jo politik. Mund të jetë vetëm pjesë e Procesit të Berlinit, por jo ta zëvendësojë atë. Procesi i Berlinit është iniciativë që ka institucione, ka resurse që Ballkani i Hapur nuk i ka”, ka thënë Pendarovski./Indeksonline/