Pritet të stabilizohet ngrohtorja në kryeqytet, Zogaj: Po tentohet kyçja e kaldasë me mazut

Dy të parët e Prishtinës, Përparim Rama e Alban Zogaj e kanë marrë me seriozitet tejkalimin e problemit me ngrohje në kryeqytet.
Ata kanë patur një takim urgjent mesditën e sotme në Termokos ku janë njoftuar me situatën dhe gjetjen e një zgjidhje.
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se janë duke punuar intenzivisht që ky problem të zgjidhet sa më shpejt.
“Sot jemi duke tentuar kyçja e kaldasë me mazut. Kjo do të nënkuptonte tejkalimin e problemit për sonte, ndërsa nga nesër presim që gjithçka situata të stabilizohet pasi që KEK-u na ka njoftuar se do të rikthehet furnizimi me avull”, ka thënë Zogaj për Indeksonline.
Termokosi ka thënë se ndërprerja ka ardhur për shkak të pamundësisë për furnizim me avull nga KEK-u. E KEK-u ka thënë se problemi ka qëndruar te një rrjedhje në kaldajën e njësisë B1./Indeksonline/