75 Mall Live Search
22:08 / E Mërkurë, 15 Dhjetor 2021 / AR

Konjufca: Kërkush mos të fol sikur Lumiri, 4 herë kanë qenë në Qeveri

Kryeparlamentari Glauk Konjufca iu përgjigj akuzave të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili e quajti Qeverinë Kurti të paaftë, tallëse dhe e vonuar, pas krizës me energjinë.

Abdixhiku thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet fajësuar për krizën energjetike, raporton Indeksonline.

Me akuzu Qeverinë që kriza ka ardh është sikur me thënë Qeveria gjermane fort e paaftë se Covid psh 600 mijë raste edhe ata kurgjo spo dijnë”, tha ai në Klan Kosova.

Por Konjufca thotë se Qeveria aktuale duhet ta zgjidh këtë çështje.

Fort jam i bindur që bile do ta zgjidh, nuk kam dyshime”, theksoi ai.

Tutje, ai tha se askush nuk duhet të flet e të akuzojë sikurse Abdixhiku.

Kërkush mos të fol si Lumiri, se katër herë janë kan në Qeveri. LDK për 12 vjet nuk ka arrit me ndërtu kapacitet e po na akuzon neve“./Indeksonline/