75 Mall Live Search
10:45 / E Enjte, 16 Dhjetor 2021 / AR

Noizy ndalohet nga Policia e Kosovës

Mbrëmë është ndaluar një person në pikën kufitare në Vërmicë, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi i arrestuar është reperi shqiptar Noizy.

I njëjti është ndaluar me urdhër të gjykatës.

Burimet thonë se zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale.