75 Mall Live Search
15:10 / E Enjte, 16 Dhjetor 2021 / AR

Arrestohet 20-vjeçari për mbi 10 raste të vjedhjeve në Prishtinë

Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit Qendra në Pishtinë, është arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhjeve (dyshohet për mbi 10 raste).

Rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Puna e hetuesve të stacionit policor Qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:

-A.H . mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari“, tha ajo./Indeksonline/