Aksioni në Shkabaj/ Një i arrestuar deri tani, bastisjet po vazhdojnë (Video/foto)

Forca të shumta të policisë së Kosovës po kryejnë një aksion të madh në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Shkabaj të Obiliqit.
Deri më tani një person i dyshuar ka përfunduar në pranga të autoriteteve të rendit derisa bastisja në një objekt banimi po vazhdon edhe në këto qaste.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se i arrestuari ka bërë përpjekje të pengoi futjen e policisë në objektin ku po kryhet bastisja.

IndeksOnline ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po përcjell nga afër këtë aksion të policisë ku i pranishëm është edhe prokurori i rastit./IndeksOnline/