Këtë turp në futboll dikur e kishte bërë Italia, tani e bënë Katari!

Skuadra aziatike Qatar SC i ka ndërprerë kontratën futbollistit të saj, Youcef Belaili. Këtë vendim e ka marrë pasi futbollisti në fjalë i ka shënuar gol përfaqësueses së Katarit në fanelën e Algjerisë duke e eliminuar me këtë gol nga Kupa Arabe.
Të nesërmen, skuadra nga Katari ka njoftuar ndërprerjen e kontratës pasi që futbollisti i saj shënoi golin vendimtar për Algjerinë.
“Faleminderit shumë klubit të Katarit për momentet e kaluara pranë jush dhe një falënderim të madh për tifozët dhe menaxhmentin. Tani jam një lojtar i lirë” ka qenë njoftimi i futbollistit në rrjetet sociale.
Një veprim të ngjashëm e kishte bërë edhe skuadra italiane Perugia. Ata i kishin ndërprerë kontratën futbollistit korean, Ahn Jung-hwan pasi në vitin 2002 ai i kishte shënuar golin e eliminimit Italisë në fanelën e Koresë së Jugut./Indeksonline/
