75 Mall Live Search
15:00 / E Premte, 17 Dhjetor 2021 / B O

Pamje nga shtëpia ku u dogj një i ri në Deçan, detaje se si ndodhi ngjarja

Deçani është tronditur nga një ngjarje tragjike që ka ndodhur mëngjesin e sotëm. I riu Mentor Himaj nga fshatin Lloqan është djegur brenda shtëpisë së tij.

Indeksonline mëson se ngjarja ka ndodhur në orën 06:05 të mëngjesit.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrëfikësit, por që ka qenë e pamundur shpëtimi i të riut Himaj.

Zjarri ka përfshirë dhomën e fjetjes së tij që për pasojë ka asfikuar, e më pas karbonizuar personin në fjalë./Indeksonline/