75 Mall Live Search
15:54 / E Premte, 17 Dhjetor 2021 / k.v

MI ja shkëput kontratën kompanisë “RAD. D.O.O” e cila është në listën e zezë SHBA-së

Nga sot kompania RAD. D.O.O, e cila është futur në listën e zezë të thesarit të SHBA-së, nuk do të jetë pjesë e konsorciumit në kontratën: “Mirëmbajtja verore dhe dimërore 2021-2022 e rrugëve nacionale dhe rajonale”.

Kështu ka njoftuar zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi.

“Sot është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten kompanitë “B Corp” dhe “Europa Parters” të cilat së bashku i plotësojnë kriteret e dhënies”, ka thënë ai.

Ai ka njoftuar se edhe do ta bëjnë mirëmbajtjen e rrugëve në veri edhe kompaninë në fjalë e kanë hequr nga kontrata./IndeksOnline/