75 Mall Live Search
16:00 / E Premte, 17 Dhjetor 2021 / k.v

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e Anton Bajramajt

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë dhe dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• ANTON (Fazli) BAJRAMAJ  i lindur me 24.03.1990  në Vitomiricë- Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

• “Shpërdorim i pasurisë së huaj”

• “ Mashtrim”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com