75 Mall Live Search
09:01 / E Shtunë, 18 Dhjetor 2021 / MSH

Grabitje me armë në një market në Gjilan

Mëngjesin e djeshëm, një market në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan është grabitur me revole.

Ankuesi ka raportuar se derisa ishte duke punuar, një i maskuar ka hyrë në market dhe, duke kërcenuar me revole, ka arritru të grabisë rreth 100 euro.

Sipas Policisë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, teksa rasti është duke u hetuar.

Rr. Pajazit Ahmeti 17.12.2021 – 08:15. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke punuar në një market, aty ka hyrë një dyshuar i maskuar dhe duke kanosur viktimën me një revole i ka grabitur rreth 100 euro dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.