Kida së shpejti me videoklip të ri

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Kida, së shpejti do të sjellë videoklipin e saj të ri.
Bëhet fjalë për realizimin vizuel të këngës “Mo Jo”.
E njëjta këngë do të jetë edhe pjesë e albumit të saj të parë “Orchidè”.
Artistja ka ndarë me fansat e saj edhe fotografi nga look-u që pritet të jetë pjesë e videoklipit.
Albumi “Orchidè” do të publikohet më 21 dhjetor dhe do të ketë gjithsej 12 këngë./Indeksonline/