75 Mall Live Search
17:20 / E Shtunë, 18 Dhjetor 2021 / OSH

Disa shtëpi në Prishtinë mbesin pa energji elektrike tërë ditën!

Disa shtëpi që nga ora 10:00 e mëngjesit të shtunën kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas banorëve, shkaktar i mungesës së energjisë edhe një shtyllë elektrike në rrugë.

Ata thanë se kanë njoftuar KEDS-in për të sanuar problemin por të njëjtit s’shkuan ende në vendin e ngjarjes.

Video është bërë në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë./IndeksOnline/