City fiton me ‘poker’, Chelsea ndalet nga Wolves

Manchester City fitoi në udhëtim të Newcastle me rezultat 0-4 në ndeshjen e javës së 18-të të Premierligës.
Golat për skuadrën e Guardiolës i shënuan Diaz në minutën e pestë, Cancelo në minutën e 27-të, Mahrez në minutën e 63-të dhe Sterling në minutën e 86-të.
Në ndeshjen tjetër, Chelsea barazoi pa gola në udhëtim te Wolves.
Manchester City mban kreun e Premierligës me 44 pikë, katër më shumë se Liverpooli derisa Chelsea është e treta me 38 pikë. /IndeksOnline/