5Z punë edhe të dielën

Po vazhdon keqpërdorimi i veturave të institucioneve të Kosovës.
Sot është e diel dhe vetura zyrtare normalisht nuk do të duhej të ishte në qarkullim.
Por që një rast të tillë qytetarët e kanë hasur mbrëmjen e sotme, raporton Indeksonline.

Dikush me veturë zyrtare me tabela “5Z” duket se ka punë edhe këtë fundjavë.
Indeksonline ka siguruar pamje teksa ajo veturë shihet në qarkullim në Fushë Kosovë.
