UEFA e eliminon Tottenhamin nga garat evropiane!

UEFA ka marrë vendimin përfundimtar për ndeshjen Tottenham-Rennes. Në vendimin e fundit UEFA ka njoftuar se ndeshja e shtyrë nuk do të riluhet dhe se Rennes ka marr fitoren me rezultat 3-0 në tavolinë.
Me këtë rezultat grupin e kalojnë Rennes e Vitesse dhe Tottenham është përshëndetur nga garat evropiane.
Në njoftimin e shtëpisë së futbollit evropian ka kritika për Tottenham duke thënë se skuadra angleze nuk luajti ndershëm dhe veproi njëanshëm për shtyerjen e ndeshjes me Rennes.
Tottenham kishte njoftuar se ndeshja e tyre kundër Rennes nuk mund të zhvillohej pasi tetë lojtarë dhe pesë anëtarë të stafit rezultuan pozitivë me COVID-19./Indeksonline/