80 nxënës të Medresesë “Alauddin” e veshën uniformën e UÇK-së, 14 ranë dëshmorë

Medreseja “Alauddin” sot e ka shënuar 70-vjetorin e themelimit si institucion.
Në ceremoninë e shënimit të këtij përvjetori, përveç myftiut Naim Tërnava, të pranishëm ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Ky institucion ka dhënë kontribut të madh në promovimin e vlerave kulturore dhe fetare në Kosovë.
Njëherësh, ky institucion është Medreseja e parë në gjuhën shqipe në Kosovë dhe Shqipëri.
Nxënësit e kësaj shkolle kishin dhënë kontribut të madh edhe në luftën e fundit në Kosovë.
80 nxënës të kësaj shkolle veshën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i dolën armikut përpara.
Ndërkaq, 14 prej tyre ranë dëshmorë.