Dy të vdekur dhe 343 raste të reja në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën dy qytetarë si pasjë e Covid. Numri i viktimave është ulur krahasuar me një ditë më parë, ku humbën jetën 6 persona.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar 343 qytetarë të infektuar nga 3,696 testime të kryera për të dyshuar. Janë 5,173 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.