75 Mall Live Search
21:27 / E Mërkurë, 22 Dhjetor 2021 / AR

Nesër LDK mbush 32 vjet

Nesër LDK feston 32 vjetorin e themelimit. Me këtë rast kryetari Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë do të bëjë homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

“Nesër (e enjte), më datë 23 dhjetor 2021 në orën 10:00, me rastin e 32 vjetorit të themelimit të LDK-së, kryetari Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Ndërsa, në orën 11:00, merr pjesë në ekspozitën me fotografitë e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, të fotografit Adnan Ruhani.Vendi: Biblioteka Kombëtare e Kosovës“, thuhet në njoftimin e LDK-së./Indeksonline/