75 Mall Live Search
23:02 / E Mërkurë, 22 Dhjetor 2021 / AR

Liverpooli i ofron futbollit edhe një natë tjetër magjike

Liverpool ka arritur të kualifikohet në fazën tjetër të “EFL Cup” pasi mposhti me përmbysje ndaj Leicester Cityt.

“Reds” barazuan me rezultat 3 – 3, ndërsa me të mirë u treguan nga pika e bardhë për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër.

Jamie Vardy shënoi dy herë brenda katër minutave për të hapur serinë e golave në mënyrë fenomenale (9′, 13′).

Liverpool pastaj nisi këndelljen, duke shënuar përmes Oxlade-Chamberlain (19′) që u asistua nga Firmino.

Por, Leicester nuk u dorëzua duke gjetur sërish golin për të rikthyer dyfishin e epërsisë përmes Maddison (33′), rezultat edhe me të cilin mbaroi kjo pjesë.

Jurgen Klopp bëri disa ndryshime në pjesën e dytë, që dolën të mjaftueshme që Liverpool të bëjë përmbysjen. Ishte Diogo Jota (68′) që ngushtoi epërsinë, ndërsa Minamino në minutën e fundit të kohës shtesë barazoi rezultatin për të dërguar ndeshjen në penallti (90+5).

Në penallti, më të mirë u treguan vendasit që fituan me rezultat 5- 4. Kështu, tani “Reds” kualifikohet në gjysmëfinale dhe pas shortit do mësojë kundërshtarin.

Kualifikimin në fazën tjetër përpos Leicesterit, e kanë siguruar edhe Tottenham dhe Chelsea.

Chelsea triumfoi ndaj Bentfordit me rezultat 0 – 2, derisa Tottenham mposhti rivalin West Ham me rezultat të ngushtë 2 – 1 (87′).