75 Mall Live Search
23:21 / E Mërkurë, 22 Dhjetor 2021 / AR

Gjendet i vdekur një person në Pejë, emri dhe mosha

Sonte pas orës 21:00 është gjetur pa shenja jete një person në Komunën e Pejës, saktësisht në rrugën “Qerim Muriqi”.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se i vdekuri është H.Berisha 75-vjeçar.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Lidhur me këtë Policia ka hapur rast “Hetim i vdekjes“, u shpreh Gashi./Indeksonline/