75 Mall Live Search
17:18 / E Enjte, 23 Dhjetor 2021 / MSH

Merret vendimi përfundimtar për Massimo Ferreron

Ish-presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero është liruar nga burgu, për të qendruar në arrest shtëpiak.

Ferrero është kthyer në shtëpi ku mund të festojë festat bashkë me familjen e tij në Romë. Ai është larguar nga burgu i Milanos San Vittore në Milano pasi u pranua kërkesa e avokatëve të tij Luca Ponti dhe Pina Tenga.

Presidenti i Sampdorias ishte arrestuar për krime korporatave dhe falimentim si pjesë e një hetimi nga prokurori i Paola Cosenza.

Ndërkohë që nesër është thirrur mbledhja e Bordit Drejtues, pasi vijojnë kërkimet për një President të ri dhe ndoshta një pronar të ri klubi.