Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në aksin rrugor Suharekë-Prizren.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Në video shihet se dy kamionë kanë qenë të përfshirë në këtë aksident.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor i cili po merret me rastin.
Nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar./IndeksOnline/