Përleshje mes të rriturve, fëmijën e kapin dhe e hedhin në rrugë (Video)
Një përleshje ka ndodhur në Kili, ku një çift së bashku me vajzën e tyre janë përleshur me një pronar të një kioske.
Siç raporton policia, ata, Yohanna Pinones Itel, 38, dhe burri i saj Jorge Huerta, 40, kishin filluar në luftë me një pronar të një kioske në Antofagasta, Kili, duke e akuzuar atë për ndotjen e gomave të saj.
Pasi ishin larguar, ata ishin kthyer përsëri së bashku me vajzën e tyre 18 vjeçare për t’u ballafaquar me pronarin e kioskës, transmeton Indeksonline.
Pamjet e marra nga një kamerë sigurie shihet se si gruaja e pronarit së bashku me foshnjën e tyre janë duke qëndruar pranë kioskës, kur edhe vinë treshja duke bërtitur.
Vajza e tyre e kap për flokësh gruan e pronarit dhe të tjerët fillojnë të sjellin me shkopinj që kishin më vete.
Më pastaj, përleshja shkon aq keq sa që njëra nga këto gra e kap foshnjën së bashku me karroc dhe e hedh në rrugë.
Pastaj pronari i kioskës del me një thikë duke i goditur kështu çiftin që pretendohet s ekanë filluar përleshjen.
Sipas raportimeve të dy vdiqën në vendin e ngjarjes para se të vinte ndihma e shpejtë dhe policia./Indeksonline/