75 Mall Live Search
18:35 / E Premte, 24 Dhjetor 2021 / OSH

Ky është njëri nga të arrestuarit në Prishtinë, i përfshirë në përleshje

IndeksOnline ka raportuar sot në vazhdimësi për një përleshje në Prishtinë ku u përdor edhe një armë zjarri.

Për këtë rast u arrestuan katër persona.

IndeksOnline ka arritur të sigurojë inicialet e emrave [emrat janë të njohur për redaksinë] të dyshuarve: G.A., B.I., dhe B.M.

Ndër ta është edhe i dyshuari S.S. IndeksOnline ka siguruar fotografinë e tij.

Të dyshuarit janë ndaluar nga Policia e Kosovës pasi ishin të përfshirë në përleshje dhe gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se tek të njëjtit është konfiskuar dy armë TT, 1 karikator dhe 1 predhë.

Po ashtu B.I., ka marrë lëndime në pjesën e hundës./IndeksOnline/