Lëndohen disa persona në Bogë, goditen nga skijuesit

Disa qytetarë janë lënduar sot në Bogë të Rugovës, pasi të njëjtit janë goditur nga skijuesit që po skijonin aty pranë.
Të lënduarve u kanë dalur në ndihmë njësitet emergjente dhe policia.
Një dëshmitar ka konfirmuar për Indeksonline se ndjehet i shqetësuar për shkak se kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.
Sipas tij, kjo ndodh shpesh, pasi lokali aty pranë, që shfrytëzohet nga vizitorët, është i ndërtuar në pisten e skijimit.
Pamundësia për të ndaluar sajat ose skitë kur lëshohen ka bërë që disa herë, shumë qytetarë të goditen nga to./Indeksonline/