75 Mall Live Search
09:05 / E Shtunë, 25 Dhjetor 2021 / MSH

Suharekë, babai rrahë djalin

Një i dyshuar është arrestuar mbrëmë në Suahrekë pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht të birin e tij.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale, teksa babai i viktimës ka qenë nën ndikimin e alkoolit kur e ka sulmuar atë.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor për gjashtë orë, deri në këndellje.

Suharekë 24.12.2021-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht djalin e tij viktimën mashkull  kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 6 orë për tu liruar pas këndelljes” thuhet në raportin e Policisë.