Shpërthim në nënstacionin e KEDS-it në Prishtinë, lëndohet një punëtor

KEDS ka njoftuar se ka ndodhur një shpërthim në nënstacionin Prishtina 6, si pasojë e të cilit është lënduar një punëtor.
Fatmirësisht, punëtori është jashtë rrezikut për jetë, ndërkaq nënstacioni ka dalur jashtë funksionit për shkak të shpërthimit.
Kështu pa rrymë kanë mbetur Qendra, Upiana, dhe një pjesë e Bregut të Diellit, Dardanisë dhe Aktashit.
Ky është njoftimi i plotë i KEDS:
Gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana, ka ndodhur një aksident në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV. SI pasojë e këtij aksidenti një punëtor i KEDS është lënduar. Fatmirësisht, sipas informative që kemi marrë nga emergjenca që punëtori ynë është jashtë rrezikut për jetë.
Nënstacioni për shkak të këtij aksidenti për momentin është jashtë pune. Ky nënstacion përfshinë daljet që furnizojnë qendrën, Ulpianën dhe një pjesë e Bregut të Diellit, Dardanisë dhe Aktashit. Ekipet tona tanimë janë duke punuar në rregullimin e prishjes dhe energjizimin e nënstacionit.