342 raste aktive me COVID-19

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në Kosovë jan 342 raste aktive me virusin korona.
Vetëm gjatë ditës së djeshme 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.
Në anën tjetër, numri i dozave të vaksinave të adminstruara ka kaluar 1.6 milionëshin.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.390 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.663.943 doza të vaksinës” thuhet në njoftimin e MSh-së.