75 Mall Live Search
20:26 / E Diele, 26 Dhjetor 2021 / OSH

Veterani i UÇK-së në hall, aspiratori i nevojshëm s’i punon pa rrymë

53-vjeçari, Xhemë Rexhepi, ka kërkuar nga institucionet të bëjnë një zgjidhje për çështjen e reduktimeve, meqë thotë se jetën e ka të varur nga energjia elektrike.

Kjo pasi ai është nën regjimin e aparatit respirator, dhe mungesa e rrymës në momente të caktuara i rrezikon jetën. Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mundohet të bëjë zgjidhje me gjenerator, meqë as një aparaturë që i solli një mik nuk i bëri punë, njofton Klankosova.tv

53-vjeçari që jeton në Zhiti të Vitisë ka dy këmbët e amputuara, ndërkaq qëndron në shtrat që po ashtu ka funksione të varura nga rryma.

https://www.youtube.com/watch?v=wuvYeV8MbFU