Haxhiu merr vendimin e radhës/ Cakton zëvendësuesin e Avokatit të Përgjithshëm Shtetëror

Arsim Zuka është caktuar zëvendësues i Avokatit të Përgjithshëm Shtetëror.
Vendimi është marrë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Zuka sipas vendimit të cilin e ka siguruar IndeksOnline obligohet që detyrat dhe përgjegjësitë t’i kryej në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi.
Deri më tani këtë pozitë e mbante Sami Istrefi të cilit i përfundon mandati i rregullt.
Vendimi hyn në fuqi nga data 29.12.2021.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Avokaturës Shtetërore janë:
I. Përfaqësimi i Ministrisë, Qeverisë dhe entiteteve tjera pranë organeve gjyqësore, pranë arbitrazheve si dhe organeve tjera administrative;
II. Hartimi i parashtresave ligjore, memorandumeve dhe ndonjë dokumenti tjetër që kërkohet në lidhje me përfaqësimin gjyqësor që përfshinë Qeverinë e Kosovës;
III. Përfaqësimi i Ministrisë dhe entitetet tjera që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës në ndërmjetësim si dhe procedura të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve alternative, brenda limitit të autoritetit të deleguar;
IV. Përgatitja e këshillave ligjore, rekomandimeve, vendimeve, udhëzimeve dhe opinioneve brenda fushëveprimit të Ministrisë;
V. Përcjellja, shqyrtimi dhe analizimi i dispozitave ligjore në lidhje me përfaqësimin gjyqësor për përcaktimin e pengesave normative dhe administrative si dhe propozimit të masave për eliminimin e tyre;
VI. Bashkëpunimi me të gjitha palët që janë subjekt në procedurë gjatë procesit të përfaqësimit gjyqësorë.

