75 Mall Live Search
23:40 / E Martë, 28 Dhjetor 2021 / OSH

Dy hajna plaçkisin një dyqan në Mitrovicë, plagosin shitësin me armë

Para pak minutash ka ndodhur një incident tek Stacioni i Autobusëve në Mitrovicë, ku dyshohet për grabitje me armë dhe të plagosur.

“Jepi zë” ka mësuar nga dëshmitarët që dy hajna u futën në dyqan për ta grabitur, e më pas qëlluan me armë shitësin.

Policia ka blinduar vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vendosur edhe shirita tek një lokal ku dyshohet se u qëllua personi.