75 Mall Live Search
10:18 / E Mërkurë, 29 Dhjetor 2021 / B O

Kapet hajni i shumëkërkuar në Prizren, ishte që 5 vite në arrati

Policia rajonale në Prizren, stacioni policor në Prizren-Veri, sot me datë 29 dhjetor 2021, ka realizuar një urdhër arrest ndaj personit të dyshimtë i cili po kërkohej që 5 vite pasi ishte në arrati.

 I dyshimti L.Sh i lindur në vitin 1987 në fshatin Krushë e Vogël, është kërkuar për 8 flet arreste në lidhje me rastet vjedhjes e rëndë.

  Me urdhër të prokurorit i dyshimti dërgohet në seancë për shqyrtim kryesor të lëndëve gjyqësore.