Zgjedhjet e mundshme në pranverë, Kurti: Mos e kanë fjalën për 1 prill?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ironizuar me deklaratat e opozitës se zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen në pranverën e vitit 2022.
Në konferencën për media pas mbledhjes së fundit të Qeverisë sivjet, Kurti ka pyetur se “mos bëhet fjalë për 1 prillin”, duke aluduar në ditën e gënjeshtrave.