75 Mall Live Search
19:03 / E Mërkurë, 29 Dhjetor 2021 / AR

Çeku: Kinematografia e Kosovës është duke ecur në hap me botën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është shprehur tejet i entuziazmuar pas suksesit të madh të filmit ‘Zgjoi’.

Në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’, publikoi disa imazhe me ekipin e filmit, duke cekur që institucionet e shtetit do të ofrojnë mbështetje në këtë rrugëtim, shkruan Indeksonline.

Ai shtoi se kinematografia e Kosovës është duke ecur në hap me botën.

Postimi i plotë:

Ky është ekipi i filmit “Zgjoi” që po bën historinë drejt çmimit prestigjioz Oskar. Institucionet e shtetit janë duke e ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme në këtë rrugëtim të përbashkët. Kënaqësi e veçantë takimi i sotëm dhe koha që kaluam bashkë. Artistët tanë vazhdojnë të na përfaqësojnë dinjitetshëm. Kinematografia e Kosovës është duke ecur në hap me botën“./Indeksonline/