75 Mall Live Search
10:56 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / B O

Cilat kategori do të subvencionohen për energji elektrike, Ministria e Financave jep detaje

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se bazuar në vendimin e Qeverisë nr. 20/50 të datës 23.12.2021, subvencionimi i energjisë elektrike bëhet për kategoritë si në vijim:

🔸 Familjet me asistencë sociale dhe
🔸 Kategoritë e pensionmarrësve si vijon:
🔹Familjet në Skemën e Ndihmës Sociale;
🔹Familjet e Dëshmorëve të UÇK-së;
🔹Familjet e Viktimave Civile;
🔹Familjet e të Zhdukurve;
🔹Invalidët e Luftës;
🔹Personat e Verbër;
🔹Personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë.

Subvencionimi i energjisë elektrike, sipas ligjeve në fuqi, do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës.

Kategoritë e lartëpërmendura 𝐧𝐮𝐤 kanë nevojë që të aplikojnë për të përfituar nga ky subvencionim.