Dembele ka arritur marrëveshje me skuadrën italiane

Situata në lidhje me rinovimin e Dembélé ka qenë e komplikuar .
Prej javësh klubi ka pritur të mbyllë përfundimisht marrëveshjen me francezin, por ka qenë e pamundur për shkak të dallimit që ka në ofertën e Barceloëns dhe pagës së lojtarit.
Gazeta e njohur spanjolle, Sport shkruan se Dembele dhe agjenti i tij Moussa Sissoko kanë një marrëveshje parimore me Juventusin.
Në bazë të kësaj marrëveshje, lojtari do të jetë i Juventusit nga data 1 korrik dhe do të transferohet si lojtar i lirë./Indeksonline/