75 Mall Live Search
08:06 / E Premte, 31 Dhjetor 2021 / A. M.

Dita e fundit e këtij viti, si do të jetë moti?

Ditën e fundit të këtij viti, do të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare.

Sipas IHMK’së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes.

“Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e Institutit.