2021-ta vit i zgjedhjeve në Kosovë

Viti 2021 në Kosovë është karakterizuar me dy palë zgjedhje, ato nacionale dhe lokale.
Në fillim të vitit, saktësisht më 14 shkurt, u mbajtën zgjedhjet për kryeministër të vendit – zgjedhjet parlamentare kurse në fund të vitit , më 17 tetor, qytetarët votuan për të parin e komunës së tyre, shkruan IndeksOnline.
Në zgjedhjet parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin kurtid he partneri i saj në koalicion, Vjosa Osmani, fitoi afërsisht 50 % të votave të përgjithshme.
Dalja e qytetarëve në votime ishte 48.78%, shkruan IndeksOnline.
Pra, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u zgjodh kryeministër me 438.335 vota.
Por, në zgjedhjet lokale që u mbajtëm më 17 tetor, partia fituese doli më humbësja.
Me një pjesëmarje të qytetarëve rreth 43% Vetëvendosja e Kurtit nuk fiton asnjë komunë në raundin e parë.
Përveç dy herave të tjera, qytetarët e Republikës së Kosovës iu drejtuan kutive të votimit edhe më 14 nëntor pasi shumica e komunave shkuan në balotazh.
Befasia e këtyre zgjedhjeve ishte fitorja pa balotazh e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura, në Skenderaj.
Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura mori 13 mijë e 123 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, Bekim Jashari ka marrë 9 mijë e 236 vota.
Po ashtu, thuajse të gjithë prisnin që Prishtinën ta fitoj Lëvizja Vetëvendosje në krye me Arben Vitinë, i cili hoqi dorë nga posti i ministrisë së Shëndetësisë për të kandiduar.
Por, në zgjedhjet e mbajtura më 14 nëntor u dëshmua edhe njëherë rënia e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Arben Vitia u mposht nga kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama me 1,700 vota më shumë.
Në rundin e balotazhit, partia e kryeministrit Albin Kurti fitoi në katër nga 12 komunat ku ishte në balotazh.
Vetëvendosje arriti të fitojë në Gjilan, Podujevë, Kamenicë dhe në Shtime.
Edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar në nëntë komuna. PDK-ja arriti fitore në Prizren,Vushtrri,Dragash,Drenas, Kaçanik, Mitrovicë e Jugut, Ferizaj,Skenderaj dhe Han i Elezit.
Kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka fituar gjithsej shtatë komuna.
Përveç Prishtinës, kjo parti ka fituar në Fushë Kosovë,Viti, Junik,Istog, Pejë, Lipjan.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fitoi komunën e Deçanit,Suharekës,Gjakovën,Rahovecin dhe Klinën.
Lista Srpska ka fituar në nëntë komuna./IndeksOnline/