Evropiani i Italisë

“Azzurri” triumfuan në Euro 2020 për herë të parë që nga viti 1968, e mposhtën Anglinë në finale
Italia i ka dhënë fund pritjes së gjatë prej më shumë se 50 vjetësh.
“Azzurri” u shpallën kampionë të Evropës për herë të parë që nga viti i largët 1968.
Italianët e mposhtën në finale Anglinë falë penalltive 3-2 në ndeshjen e zhvilluar në Wembley të Londrës.
Loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 1:1, ndërsa fituesin e përcaktuan 11 metërshat.
Luke Shaw ua dha “Tre Luanëve” epërsinë e hershme dhe të ëndrrave.
Mirëpo, italianët nuk u dorëzuan asnjëherë dhe e barazuan rezultatin me anë të Leonardo Bonuccit në minutën e 67-të.
Në penallti, hero i italianëve ishte portieri Gianluigi Donnarumma, i cili i priti dy penallti të anglezëve.
Ai i ndali penalltitë e Sanchos e Sakas, ndërsa Rashford e qëlloi shtyllën.
Nga ana tjetër, Bernardeschi, Bonucci e Berardi shënuan për “Të Kaltrit”.
Kjo ishte hera e parë që finalja u përcaktua nga penalltitë që nga viti 1976,
Italia festoi më në fund pasi i kishte humbur dy finalet e fundit, më 2000 nga Franca dhe më 2012 nga Spanja.
Këtë ndeshje e përcollën 67 mijë shikues në stadiumin legjendar, Wembley.
Anglia ishte afër ta fitonte një turne të rëndësishëm pas 55 vjetësh, kur e fitonte Botërorin.
Pra, “Tre Luanët” mbeten pa trofe që nga viti 1966.
Nga ana tjetër, kjo ishte hera e dytë që Italia shpallet kampione e Evropës.
Ndërkohë, “Azzurri” janë shpallur katër herë kampionë të botës.
Në vitin 2021 ekipi i Roberto Mancinit e arriti një rekord të jashtëzakonshëm prej 37 ndeshjesh radhazi pa humbje.
Italianët u ndalën nga Spanja kur u mposhtën në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.