Tahiri: Për dialogun duhet një format i ri “Washington-Bruksel”

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se duhet të jetë një format i ri i këtij procesi në të cilin sipas saj duhet të përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo në një intervistë ekskluzive për Klankosova.tv ka theksuar se një format i dialogut “Washington-Bruksel”, është e vetmja zgjidhje që sjellë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan dhe Evropë.
“Mendoj se duhet të ketë një dialog të ri, të formatit “Washington-Bruksel”, dhe jo ma vetëm Bruksel, për të arritur njohjen reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, ne kufijtë aktual. Kjo është e vetmja zgjidhje që sjellë një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan dhe Evropë. Kjo zgjidhje është në interesin e të gjitha palëve, sepse mundëson hapjen e një kapitulli paqeje mes Kosovës dhe Serbisë dhe mes dy kombeve shqiptarëve dhe serbëve, duke mbyllur kapitullin e armiqësive. Në këtë kontekst problemi më i madh është Serbia e Vuçiqit, që po ndjek rrugën e Milosheviqit, në ëndrrat e sëmura për ta rikthyer hegjemoninë serbe në Ballkan, në një linjë me Putinin dhe veprimet e tij ndaj Ukrainës e vendeve tjera fqinje”.
Tahiri ka deklaruar se Qeveria Kurti ka dështuar në politikën e jashtme, duke shtuar se ky institucion është në defensivë diplomatike, dhe sipas saj duhet të brengosen për këtë.
Ish-zëvendëskryeministrja ka pohuar se Qeveria i ka cenuar marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të. Ajo tregon se gabimet e Kurtit karshi Washingtonit zyrtar ia pamundësuan atij vizitën e parë në shtetin mik të Kosovës.
“Në planin e politikës së jashtme kanë dështuar fare, janë në një defensivë diplomatike për të cilën duhet të brengosen dhe rishqyrtojnë pozicionin, janë pa asnjë veprimtari strategjike për të siguruar njohjet nga pesë vendet mosnjohëse të BE-së, që ka rëndësi të madhe për Kosovën, si dhe asnjë njohje nuk siguruan për këta muaj. Më rëndë se kaq është cenimi i marrëdhënieve të Kosovës me aleatin tonë strategjik SHBA-në, ku Qeveria Kurti bëri një varg gabimesh duke anuluar marrëveshjen e Washingtonit për të cilin presidenti amerikan Biden u shpreh se e mbështet, kundërshtoi gazjsellësin amerikan, duke mos ju përmbajtur seriozisht obligimeve dialoguese në Bruksel, gjë e cila mbylli rrugën e kryeministrit Kurti për të udhëtuar në SHBA, që u desh të jetë udhëtimi i parë i tij si një kryeministër i një shteti për të cilën SHBA dhe kontribut historik lirinë dhe pavarësinë tonë. Madje Presidenti Biden nuk e ftoi Kurtin ne Samitin për Demoraci duke ia bërë me dije se nuk je në rrugën e drejtë”.
“Sa i takon integrimeve evropiane dhe në NATO, këto procese varen nga reformat e mirëfillta evropiane të kësaj qeverie dhe ende është për të folur. Çështja e librelalizimit të vizave është një dështim dhe padrejtësi nga ana e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, sepse vet BE në të gjitha nivelet ka konstatuar se Kosova i ka përmbushur kriteret. Megjithatë, janë Franca dhe Holanda që po bllokojnë këtë çështje duke kërkuar nga Kosova prova për ndëshkimin e korrupsionit të nivelit të lartë, dhe këto kërkesa janë të kamotshme, dhe nuk janë faj i vetëm kësaj qeverie”, ka thënë Tahiri.
INTERVISTA E PLOTË:
Si e shihni punën e Qeverisë Kurti për këta muaj?
Prej një programi populist që mundësoi VV të marrë besimin e fuqishëm të votuesve, sot pas nëntë muajsh, mund të them se Qeveria e Kurtit ka bërë disa gjëra të mira, po shumicën jo. Ndër gjërat e mira po theksoj së pari, luftën që po bëjnë kundër korrupsionit dhe krimit është për tu vlerësuar ndërsa nëse do të jenë në gjendje të luftojnë korrupsionin e nivelit të lartë dhe të zihen peshqit e mëdhenj që nuk janë zënë deri tash, të shoqëruar me konfiskimin e pasurive të tyre, vërtetë mund të japin shpresë për një frymëmarrje të lirshme Kosovës. Kjo për arsye se lufta kundër korrupsionit të hap rrugë për zhvillimin ekonomik dhe punësimin e të rinjve të vendit, që ka mbetur peng për shumë vite. E dyta, kundërshtimi i “Ballkanit të hapur” është një qëndrim i drejtë, si një kundërshtim ndaj lojërave serbo-ruse për krijimin e “Serbisë së madhe” dhe rikthimin e ndikimit të Rusisë në Ballkan. E treta, kanë qenë kundër dialogut të Brukselit, madje e kishin bërë kauzë të rrejshme bashkë me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi për të fituar vota, por tashmë e pranuan dialogun me Serbinë me dy duar dhe hiq pa vonesa, që tregon se e kanë kuptuar se pas luftës vjen paqja dhe paqen duhet bërë me armikun. Pavarësisht se tradhtuan votuesit se nuk i mbajtën premtimet, madje çështjen e demarkacionit e kanë harruar fare, dhe për të cilat u ndëshkuan në zgjedhjet lokale të tetorit duke pësuar rënie dramatike në katër komuna, morën një mësim se populizmi vetëm mund të sjellë vota por jo mbajtje premtimesh elektorale.
Mirëpo, kjo qeveri ka dështuar në çështje të mëdha siç janë ekonomia dhe energjia, sepse ju mungon një plan vizionar për zhvillimin ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të punës. Nuk kanë arritur të krijojnë shpresë te rinia e cila po vazhdon të ik nga vendi me përmasa të mëdha, për të gjetur shpresën në vende të zhvilluara. Atë që ka nevojë Kosova dhe qytetarët tanë është zhvillimi i vendit, duke qenë një vend i pasur me minerale dhe burime energjetike, kjo Qeveri u desht të dal me planin për zhvillimin e industrisë së minierave që janë ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit, si dhe nuk ka një plan për zgjidhjen çështjes energjetike të Kosovës duke marrë parasysh se Kosova flenë në thëngjill si dhe mundësit e energjisë së ripërtëritshme janë të mëdha. Po ashtu, proklamimet për një qeveri të pastër e të ndershme i kanë shkelur qysh në fillim premtimet, duke bërë punësime familjare pandalur si dhe duke heq bordet publike politike për ti zëvendësuar me borde politike, që nuk i dallon nga qeverisjet e kaluara.
A ka opozitë aktive sipas jush këto ditë në Kuvend?
Qeveria është për të punuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve dhe shtetit, ndërsa opozita ka rolin e sajë për të kontrolluar dhe kritikuar veprimet e qeverisë. Mendoj se opozita po e bënë mirë punën e saj, duke vënë në shënjestër dështimet e qeverisë me një mënyrë institucionale dhe me kulturë politike, duke mos ndjekur shembujt e këqij të VV të përdorimit të dhunës derisa ishte në opozitë. Opozita me këtë qasje konstruktive edhe i ftoi zgjedhjet lokale duke zvogëluar VV në pak komuna vetëm pas pak muajsh të fitores së bujshme të saj.
A mendoni se është duke punuar mjaftueshëm Kosova në politikën e jashtme, sa i përket liberalizimit të vizave, anëtarësimit në BE dhe NATO?
Në planin e politikës së jashtme kanë dështuar fare, janë në një defanzivë diplomatike për të cilën duhet të brengosen dhe rishqyrtojnë pozicionin, janë pa asnjë veprimtari strategjike për të siguruar njohjet nga pesë vendet mosnjohëse të BE-së, që ka rëndësi të madhe për Kosovën, si dhe asnjë njohje nuk siguruan për këta muaj. Më rëndë se kaq është cenimi i marrëdhënieve të Kosovës me aleatin tonë strategjik SHBA-në, ku Qeveria Kurti bëri një varg gabimesh duke anuluar marrëveshjen e Washingtonit për të cilin presidenti amerikan Biden u shpreh se e mbështet, kundërshtoi gazsjellësin amerikan, duke mos ju përmbajtur seriozisht obligimeve dialoguese në Bruksel, gjë e cila mbylli rrugën e kryeministrit Kurti për të udhëtuar në SHBA, që u desh të jetë udhëtimi i parë i tij si një kryeministër i një shteti për të cilën SHBA dhe kontribut historik lirinë dhe pavarësinë tonë. Madje Presidenti Biden nuk e ftoi Kurtin në Samitin për Demokraci duke ia bërë me dije se nuk je në rrugën e drejtë.
Sa i takon integrimeve evropiane dhe në NATO, këto procese varen nga reformat e mirëfillta evropiane të kësaj qeverie dhe ende është për të folur. Çështja e liberalizimit të vizave është një dështim dhe padrejtësi nga ana e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, sepse vet BE në të gjitha nivelet ka konstatuar se Kosova i ka përmbushur kriteret. Megjithatë, janë Franca dhe Holanda që po bllokojnë këtë çështje duke kërkuar nga Kosova prova për ndëshkimin e korrupsionit të nivelit të lartë, dhe këto kërkesa janë të kamotshme, dhe nuk janë faj i vetëm kësaj qeverie.
Procesi i dialogut, çfarë mendimi keni për qasjen e Qeverisë Kurti, a mendoni se është bërë progres në dialog?
Dialogu i Brukselit praktikisht është i bllokuar dhe disa takime të nivelit vetëm sa kanë shërbyer si mbulesë për BE-në se gjoja është duke bërë diçka dhe vetëm sa për të arsyetuar rolin shterp të Borellit dhe Lajcakut në këtë proces. Në të njëjtën kohë, po i shërben Serbisë për të blerë kohë teksa po çon përpara projektin e “Serbisë së Madhe” që e ka vënë në zjarr Ballkanin, dhe pasojat do të ndihen së shpejti, nëse nuk do të ketë një ndërhyrje energjike nga partnerët perëndimor, SHBA, BE dhe NATO për ta ndalur Serbo-Rusinë që të kthej Ballkanin në fushëbetejë konfliktesh që mbaruan para 30 vitesh.
Mendoj se duhet të ketë një dialog të ri, të formatit “Washington-Bruksel”, dhe jo ma vetëm Bruksel, për të arritur njohjen reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, ne kufijtë aktual. Kjo është e vetmja zgjidhje që sjellë një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan dhe Evropë. Kjo zgjidhje është në interesin e të gjitha palëve, sepse mundëson hapjen e një kapitulli paqeje mes Kosovës dhe Serbisë dhe mes dy kombeve shqiptarëve dhe serbëve, duke mbyllur kapitullin e armiqësive. Në këtë kontekst problemi më i madh është Serbia e Vuçiqit, që po ndjek rrugën e Milosheviqit, në ëndrrat e sëmura për ta rikthyer hegjemoninë serbe në Ballkan, në një linjë me Putinin dhe veprimet e tij ndaj Ukrainës e vendeve tjera fqinje.
Në fakt, përfundimi i këtij dialogu me zgjidhje të drejt ka të bëjë edhe me luftërat gjeopolitike që po zhvillohen mes Rusisë dhe botës perëndimore, pra mes doktrinës perëndimore gjeopolitike të “Heartlandit” dhe doktrinës ruse të Euro-Azisë. Jo rastësisht, nesër në prag të vitit të ri do të zhvillohet biseda telefonike mes Bidenti dhe të Putinit me kërkesën e këtij të fundit. Me fjalë tjera dëshiroj të them se një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë lidhjet me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve gjeopolitike mes SHBA-ve dhe aleatëve tjerë perëndimor në një anë dhe Rusisë në anën tjetër.
Kur mendoni se do të ketë një përfundim të procesit të dialogut, si dhe a e shihni fundin e procesit me njohje reciproke?
Njohja reciproke mes dy shteteve do të ndodh, Serbia e dinë mirë dhe i është thënë qartë nga qendrat e vendosjes së fuqive botërore se Serbia nuk do të pranohet në BE pa e njohur pavarësinë e Kosovës. Për këtë çështje kam folur shumë herë publikisht sepse mua personalisht ma kanë thënë këtë çështje në takimet e larta diplomatike që kam pasur si krenegociatore në ato kohë.
Qeveria Kurti ka deklaruar se nuk do të zbatojnë vendimet e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit dhe për Asociacionin e Komunave Serbe, çfarë qëndrimi keni për këtë, si duhet të veprohet sipas juve?
Këto janë çështje dhe obligime të kësaj qeverie, nuk do t’u jap këshilla se çfarë duhet të bëjnë.