75 Mall Live Search
17:08 / E Shtunë, 01 Janar 2022 / OSH

Mbi 333 mijë vetura qarkullojnë në rrugët e Kosovës, ky është numri i atyre Hibride dhe Elektrike

Ndryshimet e mëdha me të cilat përballet thuajse e gjithë bota, jo çdoherë janë të vështira për t’i pranuar.

Nga ndryshime të shumta të cilat janë bërë padyshim se hynë edhe zhvillimi në kuadër të automjeteve.

Lexo Edhe:

Mgid
Mgid

Punëtori i KEDS-it tregon ngjarjen interesante kur dikush ia kishte këputu…Učitelj iz postao milioner što je saznao za ovu metodu

Vetëm brenda 10 muajve të vitit 2021 në Kosovë janë regjistruar 42 mijë e 49 automjete të reja në Kosovë.

Përgjatë kësaj kohe është bërë vazhdimi i regjistrimeve për 226 mijë e 991 automjete.

Në një përgjigje të dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme për lajmi.net është theksuar se në të njëjtën kohë, për nëntë muaj janë ri-regjistruar 64.945 automjete gjithsej.

Ndërsa në periudhën kohore janar-tetor 2021 në Kosovë ishin gjithsej 333 mijë e 985 automjete aktive me të drejtë qarkullimi.

Nga automjetet të cilat ishin dikur, shpesh herë të vështira për t’u përdorur tanimë gjithçka është bërë më e lehtë. Në mesin e shumë zhvillimeve hynë edhe veturat Hibdride dhe ato Elektrike.

Për të mbrojtur mjedisin duke mos lejuar ndotjen, krijimi i automjeteve Hibdride dhe ato me energji-elektrike kanë ndihmuar mjaftë shumë.

Kësisoj duke blerë eko-mallra të lira, blerësi jo vetëm që kursen paratë e tij, por edhe në çdo mënyrë të mundshme ndihmon mjedisin.

Por për dallim nga viti 2007 kur në Kosovë ishte vetëm një makinë e ngjashme e regjistruar, tashmë shifrat kanë ndryshuar me të madhe edhe tek ne.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur për lajmi.net se në vitin 2007 ishte regjistruar një veturë “Hidrogjen”, e ky numër ishte rritur më tepër në vitin 2012 ku u bë regjistrimi i pesë veturave gjithsej Hibdride.

Nga viti në vit thuajse regjistrimi i këtyre veturave kishte ndryshuar.

E padyshim se rritja më e madhe e regjistrimit të tyre nisi së fundi. Në vitin 2017 ishin regjistruar 84 vetura Benzin/Hibrid, kurse 167 të tilla u regjistruan në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme në vitin 2018.

Por gjatë vitit 2020 në Kosovë u regjistruan gjithsej 303 vetura të tipit Dizel/Hibdrit dhe 398 të tjera të tipit Benzin/Hibdrid.

9 nga veturat e regjistruara përgjatë kësaj kohe ishin Benzin/Hibdrid/Elektrik, kurse 599 të tjerë Dizel/Hibdrid, duke vazhduar më pas me regjistrimin e 39 veturave të tipit Dizel

/Hibdrid/Elektrik dhe një prej tyre vetëm Hibride.

Tetë nga veturat që u regjistruan në kuadër të MPB-së ishin Benzin/Elektrik, 9 të tjera Benzin/Hibdrid/Elektrik, 6 Benzinë/Elektrik, 6 Dizel/Elektrik, 39 Dizel/ Hibdrid/Elektrik, 71 Elektrik.

Duhet përkujtuar që sa i përket zhvillimit të blerjes së veturave elektrike tashmë në Kosovë ka filluar edhe shpeshtimi i mjeteve të cilat mundësojnë edhe mbushjen e tyre me “derivate”, saktësisht energji-elektrike.

Ndryshe që nga paraqitja e veturave Hibdride në treg, pothuajse të gjitha kompanitë kryesore të automjeteve filluan të zhvillojnë dhe të prodhojnë modelet e tyre unike të këtij lloji.

E gjithë kjo është e justifikuar nga modelet Hibdride të ardhshme, të plota në tregun e makinave.

Organizatat aziatike si Toyota dhe Honda u bënë pionierë të zhvillimeve të tilla.

Ndryshe makinat Hibdride mbesin mjete të tilla transporti, në të cilat agregacioni i forcës nuk ka një, por deri në dy teknologjike të përpunimit të energjisë.