75 Mall Live Search
20:30 / E Shtunë, 01 Janar 2022 / MSH

Maqedoni e Veriut: 6 të vdekur dhe 435 raste të reja me COVID

Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit kanë humbur jetën gjashtë persona si pasojë e virusit COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar edhe 435 raste të reja me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 6 mijë e 651 testime.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në këtë vend është 5 mijë e 135.