Pse u vra Gjurishiç? Historia që nis në Kosovë, Mal të Zi dhe përfundon në Shqipëri

Atentati ndaj Vinçens Pirolit ditën e sotme duket se lidhet me një zinxhir vrasjesh që e kanë zanafillën në Kosovë, Mal të Zi dhe përfundojnë në Shqipëri.
Së bashku me Dorian Lalën ata dyshohet se kanë vrarë për hakmarrje malazezin, Momçillo Gjurishiç në korrik të vitit që lamë pas.
Gjurishiç u qëllua në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021, ndërsa pista kryesore është ajo e gjakmarrjes, e cila lidhet me një vrasje në 2017, e cila rëndon mbi djalin e 68-vjeçarit.
Savo Gjurishiç, djali i 68-vjeçarit, kishte vrarë me armë zjarri 53-vjeçarin nga Kosova Beqë Likaj. Ai është dënuar në tetor 2018 me 13 vjet e gjysmë burg. Ndaj për këtë arsye dy shqiptarët në kërkim janë futur ilegalisht në Malin e Zi dhe kanë vrarë Momçillo Gjurishiç në lokalin e tij, e më pas janë kthyer në Shqipëri.
Duket se malazezët janë hakmarrë sot duke qëlluar tre herë në drejtim të Vinçens Pirolit.
Mësohet se gjendja e tij çshtë e rënduar, raporton noa.
34-vjeçari nga Kurbini ka marrë 3 plumba, dhe për pasojë ka humbje të madhe gjaku.
Piroli po trajtohet në spitalin e Traumës. Policia e Lezhës dhe e Shkodrës po punojnë pë zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Momçillo Gjurishiç