75 Mall Live Search
16:13 / E Martë, 04 Janar 2022 / B O

Zyrtarizohet blerja, nga futbolli rumun në Ligën e Parë të Kosovës

Skuadra e njohur deri vonë si Onix, tani me emrin e FC Phoenix ka zyrtarizuar blerjen e Jurgen Dushkaj.

Mesfushori 26 vjeçar që ka bërë karrierë në futbollin rumun është blerja e shtatë e Phoenix këtë afat.

Dushkaj së fundi ishte pjesë e Luftëtarit në futbollin shqiptar.

Me këto transferime, Phoenix pritet të jetë kandidat tejet serioz për futjen në Superligë./Indeksonline/