Dy orë pritje për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi

Deri në 120 minuta po presin mërgimtarët për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi, raporton IndeksOnline.
Kolona te Dheu i Bardhë aktualisht është e gjatë 400 metra ndërsa në pikën tjetër kufitare, në Merdare pritja është 80 minuta kurse kolona është rreth 200 metra e gjatë.
Edhe në Muçibabë kolona është e gjatë 200 metra ndërsa pritja është rreth një orë për të kaluar kufirin.
Këto janë të dhëna të publikuar rreth orës 16 e 30 minuta nga Qendra kombëtare për Menaxhim të Kufijve./IndeksOnline/
